Në shfaqen e parë në publik që pas zbulimit të skandalit tek Onkologjiku, mjekja Alketa Pere është treguar arrogante me gazetarët duke u treguar atyre edhe etikën. Ajo ka deklaruar se nuk punon në asnjë spital privat dhe kurrë nuk e ka bërë që t’i drejtojë pacientët në spitalet private. Mjekja Pere madje është shprehur se duhet të ndryshohet e gjithë struktura dhe pajisjet e spitalit. Ajo ka shtuar se ka bërë edhe dokumentacionin për të qenë ajo drejtuesja e spitalit, por dosja e saj është hedhur në plehra.
“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë që pacienti të shkojë në privat. Kurrë se kam bërë në jetën time. Jam Doktoreshë Alketa Pere. Kurrë ne jetën time s kam bërë që të shkojhë në spital provat. Pacientët me kancer duhet të trajtohen në spitalin Onkologjik. Të hetohen të gjithë spitalet private për naivitetin që kryejnë. E falënderoj prokurorin për punën që bën. Unë do të prononcohem mbrapa. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam komplet e pafajshme. Do të sqarohet gjithçka. Ju bëj me dije mediave se….Nuk punoj në asnjë klinikë private. Një minutë….një nga një..Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni nxjerrë fotot. Më interesojnë dhe ato fotot. Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik. Kam dhe pacient me kancer në familje. E di se çdo të thotë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, pajisjet….jam shumë e lumtur me prokurorin, që e ka quajtur ‘rrugëtimi’. Në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat, se kush i ka drejtuar pacientët në privat. Kush i ka drejtuar ata. Unë nuk jam shteti. Unë përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar…..Nuk jam e shkarkuar. Do të shkoj në Onkologji. Po kush je ti mo, ti s’je askushi!”, tha ajo.
Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, akuzohet për veprën penale të “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Mjekja Pere, bashkë me kolegë të saj në Onkologjik akuzohen se drejtonin pacientët e sëmurë me kancer, drejt spitaleve private.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se Halil Gashi, administrator i klinikës Meggis, nuk jepte fatura për operacionet e kryera, ndërsa thuhet se mbante në punë të pa regjistruar mjeken e QSUT, Alketa Ymeri (Pere).
(BalkanWeb)