Teksa sot pritet t’i konfirmohet masa e sigurisë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë caktoi ndaj tij ‘arrest shtëpie’, mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur në gjykatë. Ai refuzoi që të fliste gjatë për mediat, ndërsa tha se ai bënte vetëm punën e tij. “Unë bëj vetëm punën zotëri”, tha Gashi për gazetarët teksa i drejtohej ambienteve të Gjykatës së Tiranës.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, mjekët e Onkologjikut rezultojnë të përfshirë në një skemë skandaloze përfitimi me pacientët e sëmurë me kancer. Ata refuzonin t’i trajtonin në spitalin publik, por i rekomandonin te klinikat e tyre private ku iu merrnin pagesa të majme për shërbime që mund të kryeheshin në QSUT.

Madje, në një prej fashikujve hetimorë që ka siguruar BalkanWeb, mjekët komunikojnë me mesazhe telefonike dhe një prej kolegëve i drejtohet tjetrit se me lekët që po nxjerr nga operacionet e të sëmurëve në klinika private, është në gjendje të bëjë pushime luksoze në Maldive apo Tajlandë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gashi dhe 7 kolegë të tij, mjekë dhe infermierë të Onkologjikut akuzohen për shpërdorim detyre, pasi drejtonin pacientët me kancer drejt spitaleve dhe klinikave private, për trajtime të cilat i ofron spitali shtetëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb