BRITANI E MADHE
Kanë kaluar pothuajse 27 vjet nga vdekja princeshës, Diana, e cila humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Paris më 31 gusht 1997.
Për Princin Harry, i cili ende nuk kishte mbushur 12 vjeç, ishte një dhimbje e madhe që shënoi gjithë jetën e tij. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, të xhiruar gjatë vizitës në shoqatën “Scotty’s Little Soldiers” në Londër, ai tregon:
“Në fillim nuk doja të flisja për këtë sepse më trishtonte shumë”. Më pas ai shpjegon se e kishte kuptuar që shtypja e emocioneve shumë është gjë e mire se me kalimin e kohës dhimbja mund t’ju ‘përpijë brenda’.
Në fillim ti e bind veten se personi që ke humbur do të të shohë të trishtuar por me kalimin e kohës e kupton se ai njeri do të të shohë të lumtur dhe duke vazhduar jetën përpara”-tha ai.
Kujtojmë që princ Harry edhe në librin e tij autobiografik, ‘Spare’ zbuloi detaje nga vdekja e nënës së tij. Ai tregoi momentin kur mori vesh për aksidentin tragjik nga i ati i tij.
“Biri im mamaja jote ka pësuar një aksident. Kur e çuan në spital ishte në gjendje të rëndë dhe fatkeqësisht nuk ia doli”-shkruhej në libër.
Në të njëjtat faqe, Duka i Sussex-it thotë gjithashtu se nuk pranonte në asnjë mënyrë se kishte humbur nënën e tij dhe se si djalë kishte menduar shpesh se princesha nuk e kishte humbur vërtet jetën aksident, por thjesht fshihej.