Emisioni “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala në News24, hodhi dritë mbi dosjen hetimore që ka lidhje me ekzekutimin e Roland Rexhepit, i njohur ndryshe si “Doda” , ish-oficer i antidrogës në Elbasan. 15 vite pas krimit disa nga personat e dyshuar ndodhen në burg, të tjerë po hetohen, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.
Dy nga personat për të cilët tashmë ka një vendim të formës së prerë nga drejtësia në lidhje me vrasjen e ish-shefit të antidrogës në Elbasan, janë Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj.
Të cilët nga hetimet ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri tjetrin apo edhe persona të tjerë të kenë kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’ të kryer në bashkëpunim.
Armand Llakaj i cili në vitin 2012 u dënua nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burgim.
Ndërsa Marjus Tafaj me 23 vite burgim.
Por ndërsa hetimi i rihap në vitin 2021, një person i tretë u identifikua edhe ky si pjesëmarrës në krim.
Ky person ishte Florind Shabani, i njohur si ‘Paçuku’, i cili edhe ky sot është dënuar me 12 vite burgim për vrasjen e Roland Rexhepit, pavarësisht se e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në vrasjen e ‘Dodës’
‘Paçuku’, i cili u lokalizua dhe arrestua në vitin 2021 në burgun ‘Augsburg-Gabligen’ në Gjermani, ku vuante një dënim për akuzën e ‘Kryerjes së Marrëdhënies seksuale me dhunë’.
Po ku ajo që e fundosi ishte sjellja nga autoritetet hetimore gjermane të provave të tij të ADN-së.
Që përputheshin me një bisht cigare të gjendur në vendin e krimit ku u vra Roland Rexhepi në vitin 2009.
Dosja Hetimore
Nga hetimet e kryera me anë të provave të administruara ka rezultuar se i pandehuri Florind Shabani ka konsumuar veprën penale të ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim në rolin e ndihmësit në kryerjen e veprës penale.
Por ndërsa tashmë numri i personave që po vuajnë dënimin dhe atyre që janë në pritje të gjykimit për ekzekutimin e Roland Rexhepit, ka shkuar në 5 të tillë, duket se këta nuk janë personazhet e vetëm që kanë marrë pjesë në këtë ekzekutim. Pasi gjurmët papilare të paidentifikuara në furgonin ‘Renault’ të bardhë, tregojnë se në këtë krim kanë marrë pjesë edhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Dosja Hetimore
Në Aktin e Ekspertimit Daktiloskopik Nr.2925 datë 8 Maj 2024 ka rezultuar se dy gjurmët papilare objekt ekspertimi me gërmat ‘A’ dhe ‘C’të fiksuara në vendin e ngjarjes kqyrje mjeti në vrasjen e Roland Rexhepi janë formuar nga pëllëmba e dorës së majtë të shtetasit Donald Hoxha.
Dy gjurmët papilare objekt ekspertimi me gërmën ‘B’ të fiksuara në vendin e ngjarjes kqyrje mjeti në vrasjen e Roland Rexhepi janë formuar nga gishti tregues dhe ai i mesit i dorës së djathtë të shtetasit Donald Hoxha. Ndërsa gjurma papilare me gërmën ‘G’ e fiksuar po në këtë vendngjarje nuk është formuar nga duart e shtetasit Donald Hoxha.
Por kush e vrau në të vërtetë ish-shefin e narkotikëve në Elbasan, Roland Rexhepi, atë mëngjes të datës 22 Korrik 2009, ndërsa po dilte me makinën e tij nga garazhi?
Kush është Visi që përmend shpesh Gëzim Balla?
Dhe a mund të sjellë kapja e Ballës, pendimin e tij dhe shkuarjen te e vërteta?
A kishte lidhja e vrasja e Roland Rexhepit me punën e tij në luftën e narkotikëve?
Apo kjo dosje në vërtetë vetëm sa është hapur, pasi mban të tjera mistere dhe të pathëna?