Fitorja e madhe e Gjermanisë e arritur përballë Danimarkës edhe pse mund të kosniderohet si një triumf i lehtë fusha tregon diçka tjetër. Të besuarit e Nagelsman kanë bërë gjithçka mirë duke ruajtur qetësinë për të mposhtur një rival, i cili ka përdorur të gjitha mënyra për të “vrarë” ritimin e ndeshjes. Gjermani-Danimarkë u ndërpre për 20 minuta në pjesën e parë për shkak të kushteve atmosferike dhe rrufeve në Dortmund, teksa ishin danezët ata që e kërkuan ndërprerjen te kryesori Majkëll Oliver.

Në fund të garës Kasper Hjulmand u shfaq përpara gazetarëve i irrituar duke akuzuar “VAR” si qesharak. “Na u mohua një gol sepse lojtari ynë ishte në pozicion të parregull me pak centimetra. Si mund ta bëjnë këtë gjë kur nuk dinë momentin e saktë të shkëputjes së topit nga këmba e lojtarit, i cili jep pasimin e fundit. Edhe penalltia kundër nuk mu duk një vendim i qartë. Na u tha se lojtarët nuk duhet të mbajnë duart lart, atëherë si mund të vrapojnë me duart pas trupit. Ishin vendime qeshrake”, akuzoi Kasper Hjulmand menjëherë pas përfundimit të sfidës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: