Edhe mbledhja e radhës e këshillit bashkiak të Bashkisë së Elbasanit u shoqërua me debate të shumta, tensione dhe incidente midis këshilltarëve të mazhorancës dhe opozitë e cila mbështetej edhe nga një grup qytetarësh të cilët kundërshtonin rritjen e çmimit të ujit të pijshëm sipas vendimit të marrë pak javë më parë nga këshilli bashkiak i Elbasanit.

Pak para se të mbahej mbledhje e radhës, disa përfaqësues të grupit të këshilltarëve të opozitës kishin thirrur një protestë të qytetarëve për të kundërshtuar vendimin e marrë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Pas protestës disa minutëshe ku u kundërshtua publikisht çmimi i ujit në 60 L/m3, disa qytetarë u futën në sallën e mbledhjes së këshillit bashkiak të Elbasanit duke kërkuar anulimin e këtij vendimi. Këshilltarët e opozitës dhe disa qytetarë krijuan tensione para fillimit të mbledhjes.

Disa prej tyre nuk kursyen as sharjet dhe fyerjet ndaj këshilltarëve socialistë dhe njëri nga qytetarët goditi një prej këshilltarëve.

Më pas këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen e këshillit bashkiak e cila nuk vijoi punimet për mungesë kuorumi sepse nga grupi i shumicës mungonin dy anëtarë dhe mbledhja në fjalë u vendos të thirret për tu zhvilluar këtë mesjavë.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit.

Opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.

Sot para fillimit të mbledhjes këshilltari i PSD, Erion Murataj kërkoi anulimit e vendimit të marrë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: