Gjatë seancës që po zhvillohet në Kuvend këtë të enjte, deputeti Asllan Dogjani kishte kërkuar sërish interpelancë me Kryeministrin Rama.
Dogjani u shpreh se kjo nuk është hera e parë që Rama nuk i pranon interpelancat e madje as nuk paraqitet në Kuvend.
‘’Nuk e kam parë në asnjë kuvend tjetër, si kryeministri nuk vjen t’ju jap llogari qytetarëve, por i injoron ata dhe opozitën, unë propozoj të mos mblidhemi më derisa Rama të vijë në Kuvend’’, u shpreh Dogjani.
Dogjani:
”Edhe në seancën e kaluara Rama e injoron kuvendin, qytetarët shqiptarë
Jo vetëm për interpelancë por asnjëherë tjetër.
Ca është ky kuvend të paraqitet të japë llogari qytetarëve e opozitës , unë propozoj të mos mblidhet më kuvendi nëse ai nuk vjen të paraqitet
Ose ta shpallim në kërkim, përse e duam ne?
Nuk na ka marr malli jo e duam për interpelancë, nëse nuk do të vij ai, ca ka a është lodhur ai?
Largoheni nëse është lodhur, ju duhet të merrni masa që ai të paraqitet në Kuvend”, tha Dogjani.