Sërish tensione në seancën e Kuvendit. Pasi u devijua rendi i ditës, ku duhet të fliste kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, i dha fjalën komisionerit për mbrojtjen e të dhënave, Besnik Dervishi.
Kjo ka nxitur debate mes Felajt, Bardhit dhe Nokës, të cilët kërkuan fjalën në seancë. Kjo situatë në Kuvend bëri që Felaj të ndërpriste seancën për 5 minuta.
DEBATI
Felaj: Nëse vijoni të përsërisni, të shkelni procedurat e seancës, do të vijojmë me masa të tjera.
Dervishi: Ju lutem, kërkoj një konsensus, se përfaqësoj një institucion të pavarur.
Bardhi: Duam fjalën!
Felaj: Po bëheni suflerë të njëri-tjetrit. Sa nis të flasë një prej jush, ndërhyn tjetri.
(BalkanWeb)