Ndeshja çerek-finale e Europianit 2022 mes Spanjës dhe Gjermanisë duket se do të ketë fitues spanjollët.
Orangutangu Ualter ka zgjedhur që të eliminojë Gjermaninë në këtë sfidë të shumëkomentuar. Orakulli ka zgjedhur ekipin e La Fuente si fituese të duelit.
Orangutangu 35-vjeçar ka pasur suksese në parashikimet e tij për 3 nga 4 ndeshjet e Kombëtares të Gjermanisë në këtë turne. Ai dështoi vetëm në sfidën e gjermanëve ndaj Zvicrës.
Gjermania dhe Spanja do të përballen me Stuttgart këtë të premte, për të synuar fazën e gjysmëfinales në Europian.
(Balkanweb)