Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Gjirin e Lalzit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.
Vajza e mitur ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga automjeti. Për shkak të trafikut të rënduar, ambulanca është vonuar për të shkuar në vendngjarje.
Sipas informacioneve paraprake, e mitura është me origjinë të huaj, nga Sllovakia, pushuese në plazhin e Gjirit të Lalzit.
Ndërsa, pas dërgimit në spital, fatkeqësisht vajza e mitur ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
(Balkanweb)