Kreu i SPAK Altin Dumani, ka folur sot në lidhje me vetëflijimin e Pal Trashaj në dyert e Prokurorisë së Posaçme vetëm pak ditë më parë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai shprehur keqardhjen për atë që ndodhi, po theksoi se çështja nuk ishte në kompetencat e institucionit që ai drejton.

Mbi mikrokreditë, Dumani tha se është vetëm një çështje e regjistruar, por nuk po kryhen hetime në lidhje me qytetarët e mashtruar.

‘Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi vetëm një hetim për një objekt konkret. Nuk bëj komente. Realisht na vjen keq për qytetarët që përplasen ne dyert tona dhe për ata persona që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi para dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarë, ligji na e ka përcaktuar qartë.’- tha Dumani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: