Një tjetër protestë është zhvilluar pasditen e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me skandalin në spitalin Onkologjik, ku mungojnë sërisht medikamentet, ndërsa pacientët detyrohen të presin në radhë dhe nuk marrin zgjidhje pasi pajisja e kimio-terapisë me rreze është jashtë funksionit.

Gazetari Osman Stafa duke marrë fjalën në protestë tha se ajo që po ndodh në këtë spital është krim, është vrasje. Ai u shpreh se gjithë kjo situatë po përpiqet të kalohet duke ua hedhur fajin mjekëve, ndërkohë që ata janë hallka e fundit.

“Mjekët janë hallka e fundit, institucioni që duhet të sigurojë kimiot është Ministria e Shëndetësisë. Pancientët presin me muaj, po ku njeh kanceri listë-pritjeje, ku pret kanceri tenderat? Si pasojë e mungesës së 2 medikamenteve 200 pacientë me kancer janë pa mjekim. A është vrasje kjo, a është krim”, tha gazetari Stafa, i cili prej muajsh denoncon situatën e vështirë në Onkologjik, ku mungojnë medikamentet.

Ndërkohë një tjetër gazetar, Renaldo Salianji tha se nëse milionat e konçensioneve në shëndetësi do të përdoreshin siç duhet, atëherë do të ishin zgjidhur shumë nga problemet që ka sot shëndetësia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Me 400 mln euro të konçensioneve në shëndetësi mund të ishin blerë 4 mln flakone të medikamenteve të kimio-terapisë. Në një vit duhen 100 mijë flakone, pra do të ishin siguruar flakonet për 40 vitet e ardhshme.

Nëse marrim mungesën e shtretërve, pasi ata që marrin kimio në Onkologjik, rrinë 10 vetë rreth një tavoline, me krahun e shtrirë. Nëse marrim vlerën mesatare të një shtrati 100 euro, ja po ia shtojmë edhe 100 euro për ministren e Shëndetësisë, po i shtojmë edhe 100 euro për tenderin, pra 300 euro një shtrat, do ishin blerë 1,3 mln shtretër.

Mungesa e aparatarurave të radio-terapisë, një aparaturë e fjalës së fundit që shërben për rreze, është 2 mln euro. Ja ti shtojmë edhe 1 mln euro për ministren dhe drejtoreshën e QSUT, pra 3 mln euro një pajisje, do të ishin blerë 133 pajisje të tilla për radio-terapinë.

Pacientët vuajnë për hapësira. Nëse llogarisim sa kushton një spital, atëherë marrim kostotn e spitalit Memorial në Fier, i cili ka kushtuar 60 mln euro. Por ne nuk i duam aq spitale të mëdha, pra le të jenë sa gjysma e tij, me një kosto 30 mln euro. Atëherë me paratë e koncensioneve të shëndetësisë, duke marrë këtë koston 30 mln euro, do të kishim 14 spitale të reja”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb