Qeveria pakistaneze tha se platforma sociale X është “kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe nuk mund të rikthehet duke justifikuar kështu një ndalim prej muajsh.

Ministria e Brendshme e Pakistanit, në një përgjigje me shkrim drejtuar Gjykatës së Lartë të Sindhit muajin e kaluar, e cila po pranon peticione të shumta kundër ndalimit të vendosur në fund të majit, mbrojti veprimin e saj duke thënë se nuk ka plane për të rivendosur aplikacionin.

Ministria pretendon se të gjitha procedurat ligjore janë ndjekur përpara mbylljes së aplikacionit, duke siguruar përputhjen rregullatore.

Duke pretenduar se publikimi i përmbajtjeve në X, “duke shënjestruar veçanërisht institucionet kombëtare, kërkonte veprime vendimtare për të parandaluar destabilizimin e mundshëm”, ministria argumentoi se ndalimi i X nuk shkel nenet përkatëse të kushtetutës së vendit, që garanton lirinë e fjalës dhe të shprehjes.

Qeveria e ndaloi platformën e mediave sociale më 17 shkurt, disa ditë pas protestave të përhapura kundër manipulimeve të supozuara në zgjedhjet e përgjithshme, duke shkaktuar protesta të gjerë publike.

Ushtria e Pakistanit, poseduese e armëve bërthamore, rregullisht i ka emëruar fushatat kritike të mediave sociale si “terrorizëm digjital”.

Në maj, shefi i ushtrisë, gjenerali Asim Munir, paralajmëroi se forcat “armiqësore” dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë lançuar “terrorizëm digjital” dhe po përpiqen të krijojnë ndarje midis forcave të armatosura dhe popullit të Pakistanit “përmes shitjes së gënjeshtrave, lajmeve të rreme dhe propagandës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: