Milani i Fonsecës është në fazën fillestare të konstruktimit për sezonin e ardhshëm. Trajneri portugez ka nisur menjëherë nga puna së bashku me stafin teknik për të kompletuar skuadrën, në prag të sezonit të ardhshëm. Objektivi kryesor për kuqezinjtë mbetet ai për të gjetur një “pykë” në qendër të repartit sulmues, aty ku është krijuar “boshllëk”, pas largimit të sulmuesit francez Giroud.

Sipas mediave italiane, raportohet se ditët e fundit, kuqezinjtë kanë kthyer sytë nga sulmuesi i Lillë, turku Yazici. Sulmuesi është një njohje e vjetër e teknikut portugez, i cili e ka stërvitur turkun, përgjatë kohë kur ka qenë në krye të Lillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: