ITALI
Marrëdhënia mes Fedez dhe Garance Authié ka marrë fund! Të paktën kështu konfirmojnë paparacët e revistës italiane ‘Chi’ që e kapën reperin në Puglia duke u puthur me një vajzë që nuk është modelja me të cilën kishte nisur një lidhje pas përfundimit të martesës me Chiara Ferragni.
Në fotot e postuara në faqen e Instagramit të së përjavshmes ‘Chi’, Fedez shihet në shoqërinë e një vajze brune me flokë të shkurtër.
“Fedez ka një partnere të re. Reperi, i cili po pushon në një fermë në Puglia, në shoqërinë e Emis Killa, duket se tashmë e ka harruar modelen Garance Authié. Ai është fotografuar pranë pishinës me një brune të bukur dhe misterioze”.
Sipas raportit të Chi, marrëdhënia midis Garance Authié dhe Fedez tashmë ka marrë fund.