Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Pogradec.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se sipas informacioneve paraprake nga policia një 27-vjeçar është plagosur gjatë kryerjes së punimeve në një banesë.
Teksa policia në një komunikatë thotë se ka qenë një rrëzim aksidental, teksa aktualisht është duke marrë mjekim.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. Xh., 27 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar.
Aktualisht po merr mjekim, në spital.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.