Ministri i Turizmit i Spanjës dënoi veprimet e një grupi protestuesish që spërkatën me uje turistet në Barcelonë gjate fundjaves. Sipas ministrit spanjoll, keta persona nuk përfaqësojnë kulturën e mikpritjes së ketij vendi.

Aktivistët që protestojnë kundër efekteve të turizmit masiv në qytet marshuan nëpër qendrën e qytetit duke brohoritur slogane të tilla si “turistët te shkojnë në shtëpi”.

Ministri Jordi Hereu, i cili ka shërbyer më parë si kryebashkiak i Barcelonës, u tha gazetarëve se ndërsa veprimet e demonstruesve ishin të dënueshme, incidenti ishte ekzagjeruar nga mediat ndërkombëtare. Aktivistët kundër turizmit kanë organizuar gjithnjë e më shumë protesta në Barcelonë dhe qytete të tjera bregdetare si Palma de Mallorca apo Malaga, duke thënë se vizitorët rrisin kostot e strehimit dhe bëjnë që banorët të mos jenë në gjendje të përballojnë të jetojnë në qendrat e qytetit.

Hereu tha se sektori i turizmit duhet të rregullohet dhe të diversifikohet për ta bërë atë më të qëndrueshëm. Rishpërndarja e fitimeve të sektorit dhe përmirësimi i cilësisë së vendeve të punës në turizëm do të ndihmonte në lehtësimin e shqetësimeve të qytetareve, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb