Talenti kuq e zi, Matteo Dashi do të aktivizohet me skuadrën e parë të Crystal Palace. Ka qenë klubi i Premier League që ka dhënë njoftimin për tifozët, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Lojtari shqiptar ka mjaft potencial për të ardhmen, teksa ka luajtur për të rinjtë e Palace. 17-vjeçari, ka firmosur një kontratë, të vlefshme për dy vite. Dashi është aktivizuar për kombëtaren e moshave, Shqipërinë U17 dhe konsiderohet nga opinonistët sportivë si talenti shqiptar me të adhme premtuese.
Debutimi në një ndeshje zyrtare në Premier League, mund të vijë ndaj Bretnford, në takimin e parë të kampionatit, me 18 gusht në orën 15.00.
(J.S/BalkanWeb)