Ka nisur protesta e opozitës, e cila ishte lajmëruar në orën 20:00 të ditës së sotme.
Qytetarët kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur edhe pankarta në duar.
Në një nga pankartat shkruhet “Suksesi i qeverisë së Ramës është gjithë populli emigrant”.
Opozita ka kërkuar qeveri teknike, ndërsa e akuzon qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.
(Balkanweb)