Tensione në protestën e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në momentin që ka marrë fjalën kreu demokrat, Sali Berisha, në drejtim të godinës së Kryeministrisë janë hedhur bomba molotov.
Disa dhjetra molotovë u hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia ka bërë thirrje për qetësi.
Policia ka ndërhyrë me fikëset e zjarrit, ndërkohë që nuk raportohen dëmtime në njerëz.
(BalkanWeb)