Protestuesit e opozitës, pasi kanë përfunduar tubimin përpara Kryeministrisë, janë nisur drejt Bashkisë së Tiranës.
Ata pritet që të bëjnë një protestë edhe përpara Bashkisë së kryeqytetit.
Kujtojmë se opozita e vendit ka protestuar disa herë përpara Bashkisë së Tiranës, pas skandalit me dosjen 5D.
(Balkanweb)