Erli Murati, drejtor informacioni në News24, duke komentuar protestën e opozitës, në emisionin “Open” tha se ishte më e vogël se dy protestat e mëparshme kombëtare që ka zhvilluar opozita.
Murati tha se nëse ka pakënaqësi popullore, atëherë qytetarët derdhen në shesh, pavarësisht temperaturave të larta, duke shtuar se mendonte se ka njëlloj frustimi në rradhët e opozitës.
“Janë disa rrethana apo faktorë që ndikojnë që qytetarët nuk derdhen në shesh”, tha Murati, duke e lidhur këtë me zhvillimet që opozita ka pasur opozita në vitet e fundit.
Ai tha se Edi Rama është në fund të mandatit të 3-të dhe të gjitha sondazhet paraprake thonë se do të marrë edhe një mandat të katërt, duke e renditur si një nga arsyet që fruston opozitën dhe mbështetësit e saj.
“Në këtë vend kemi një tkurrje të zërave kritikë që mund të flasin për abuzimet me ligjin, gjithmonë e më pak gjen gazetarë kurajozë që të denoncojnë aferat. Shoqëria jo më kot ka nisur të konformohet.
Fjalimet e oratorëve, Sali Berishës dhe Ilir Metës, mendoj se është një strategji jo e dobishme diversifikimi i shënjestrave. Berisha dhe Meta nuk duan të jenë prokurorë të SPAK as kryebashkiakë, ndaj shënjestra e tyre duhet të jetë Kryeministri.
Fjalimet e tyre na bëjnë për të kuptuar se kemi 2 PD, nuk kam parasysh këtu dy logo, por për dy qëndrime të ndryshme në raport me drejtësinë. Kemi Berishën dhe Metën që kanë qëndrime të forta kundër drejtësisë së re, SPAK dhe Dumanit, dhe një qëndrim më të moderuar, sikundër është ai që shfaq Gazment Bardhi”, tha Murati.