Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kritikuar këshilltarët e opozitës që sipas tij nuk kanë marrë sot pjesë në protestën e thirrur nga PD dhe aleatët e saj.

Në fjalën e tij, Meta tha se “është një trup për ata opozitarë që përtojnë të vijnë në protestë”. Sipas tij, është turpëruese, “mos të dalësh në protestë kundër regjimit më antikombëtar dhe më kriminal që ka njohur toka”, duke lënë të kuptohet se kritikat e tij shkonin edhe në adresë të Monika Kryemadhit e cila nuk ishte në protestë.

“Turp për ata opozitarë që kanë hallin e autoritetit të SPAK”, tha më tej ai.

“Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal dhe më antikombëtar që ka njohur kjo tokë. Turp për të gjitha ata këshilltare opozitar që nuk janë me Tedi Blushin, me Klevis Balliun përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për ata që nuk janë përball hajdutëve në bashki. Turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb