Holanda u eliminua në gjysmëfinale nga Anglia. “Tulipanët” u mposhtën me përmbysje 2-1 nga “Tre Launët”. Autori i golit për holandezët ishte Xavi Simons, por nuk ia doli të siguronte kualifikimin. Pas eliminimit ka folur talenti holandez, i cili ka theksuar do të tentoj deri në fund të realizojë ëndrrat e tij. Ndër të tjera foli edhe për largimin nga Barcelona te PSG.
“Njerëzit flasin dhe mund të thonë çfarë të duan, por unë i di mirë ëndrrat e mia dhe do të tentoj t’i bëj ato realitet. Jam thjesht një djalosh me shumë ëndrra. Largimi me polemika nga Barcelona te PSG? Njerëzit kanë mendime të ndryshme për mua, por nuk do të tentoj t’i ndryshoj ato. Njerëzit flasin shumë dhe thonë të pavërteta, megjithatë një ditë edhe une do të flas të vërtetën time. E rëndësishme është se ka shumë njerëz që më mbeshtesin”, ka theksuar Simons.