Partia e Lirisë sulmon kreun e LZHK, Dash Shehi pas deklaratave të këtij të fundit se Ilir Meta nuk mund të flasë për korrupsionin.
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi shprehet në një reagim në rrjetet sociale se Shehi dirigjohet nga Edi Rama për të bërë diversion ndaj opozitës.
Ai tha se Shehi nuk përfaqëson opozitën por “klubet e lagjeve”. Blushi përdor edhe fraza fyese ndaj kreut të LZHK kur e quan “politikan të degraduar” dhe që “korruptohet me një faqore qyl”. Gjithashtu, ai e quan Shehin si “kecin e Ramës dhe Bashës që kërkon një mandat deputeti qyl”.
Reagimi
Në mënyrë të përsëritur sipas një regjie të Edi Ramës, pseudo-opozitari Dash Shehi, që nuk përfaqëson askënd veç “klubeve të lagjes”, vazhdoi edhe sot në funksion të diversionit brenda opozitës të sulmojë Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe opozitën e bashkuar.
Kjo figurë karagjoze e “fake opozitës”, që dërgohet nga Edi Rama dhe Lul Basha nga një banak në tjetrin me premtimin për një qyl-mandat, ka marrë përsipër të “legjitimitojë” edhe institucionin e kapur prej fyti nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, si SPAK-u i Dum-Dumanëve.
Të gjithë kecat e Edi Ramës dhe Lul Bashës bashkë me Dashin e tyre që lufton veç për qyl-mandat dhe qyl-faqore duhet ta kenë të qartë se lufta pakompromis dhe patriotike e Ilir Metës me regjimin kriminal të Narkoshtetit dhe Ramaformës nuk ka kthim pas.
Se çfarë betejash patriotike ka bërë burri i shtetit Ilir Meta me regjimin kriminal të Edi Ramës, me Ramaformën, me SPAK-un e me mafian ndërkombëtare dhe se si i ka shqepur 5-0 në Venecia, i di i madh dhe i vogël.
Siç e dinë të gjithë shqiptarët se një politikan i degraduar që korruptohet me një faqore qyl nuk mund të verë në diskutim as integritetin e Ilir Metës dhe as të legjitimojë veglën qorre të Edi Ramës, SPAK-un e Don Agaçios.
(BalkanWeb)