Quajeni finale mbretërore. Në Berlin do të zbresin dy “mbretëri” për të tentuar kurorën e vërtetë të këtij kompeticioni. Futbolli ka edhe një tjetër shans për t’u rikthyer në shtëpi.

Ndoshta në edicionin më të pabesueshëm për ekipin e Garet Sauthgejtit. Pavarësisht se Europiani që kanë zhvilluar nuk është më i miri i mundshëm, në fund mbahet mend vetëm ai që arrin rezultatet dhe tani Anglia do të duhet që forcat t’i masë me ekipin më të mirë të kontinentit, Spanjën. Bilanci është 14 fitore për Anglinë, 3 ndeshje në barazim dhe 10 triumfe për Spanjën. Kjo është ndeshja e 28-të në histori mes të dyja ekipeve. Në Berlin pritet spektakël, mes një ekipi që e ka prodhuar atë dhe një tjetri që ndoshta ka ruajtur një surprizë për në ndeshjen e madhe. Në njërën anë është Spanja elegante, e këndshme, e përkushtuar dhe e bukur.

Skuadra më e mirë e Europianit është në finale. E bëri këtë me një tjetër të mrekullueshme, kundër Francës së yjeve që nuk shkëlqyen kurrë. Me seriozitet dhe ekuilibër duke treguar pjekuri të madhe. Spanja nuk bëri kurrë llogari, edhe atëherë kur donte të bënte kundër Shqipërisë dhe la pushim lojtarët kryesorë, sërish fitoi. Luis De La Fuente i ka qëndruar besnik stilit të tij të futbollit, nuk ka bërë pakt me askënd dhe me të njëjtën filozofi do të luajë finalen e Berlinit. Lamin Jamal është në qendër të botës. Djaloshi që theu rekord dhe shënoi golin në momentin e duhur. Nga ana tjetër është Anglia me shumë ulje-ngritje dhe ndeshje që nuk ka bindur.

Tifozët që kanë dashur gjithmonë kokën e trajnerit, por ai ia ka dalë që edhe me fat, edhe falë pritjeve të portierit Pikford dhe magjisë së Bellingamit të sigurojë këtë finale të madhe. Rezultatet e tij kanë qenë pozitive, pavarësisht se loja nuk ka bindur. Të dielën në orën 21:00 në stadiumin e Berlinit një gjë është e sigurtë: spektakli. Dy Kombëtare që mund të befasojnë në çdo moment.

Fh1
Fh1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: