Një 33-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë teksa vijon të jetë nën hetim nga Policia e Korçës.
Sipas një komunikate ai është ndaluar nga efektivët për kontroll në mjet ku iu gjetën në automjet 2 armë gjahu, 17 fishekë arme gjahu, që i posedonte pa leje, një fenelinë sinjalistike si dhe 2 elektrikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori u filloi procedimi penal për shtetasin R. T., 33 vjeç, banues në Skrapar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip, “Suzuki” në aksin rrugor “Korçë-Voskopojë”, në rrugën drejt fshatit Panarit, iu gjetën në automjet 2 armë gjahu, 17 fishekë arme gjahu, që i posedonte pa leje, një fenelinë sinjalistike si dhe 2 elektrikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.