Europiani ka hyrë në fazën finale, teksa të dielën do përballen Anglia dhe Spanja. Lind pyetja, kush është skuadra më e freskët?

Nga ana tjetër, Anglia e Southgate duket më e lodhur. Anglezët gjatë gjithë turneut të Euro 2024 janë treguar të ngadaltë dhe disa lojtarë nuk janë në formën e vet më të mirë.

Për finalen e madhe të së nesërmes, Spanja ka të dhënën pozitive, që lojtarët e saj kanë luajtur më pak minuta në fushë. Në këtë të dhënë, ndikon edhe fakti që Spanja në sfidën ndaj Shqipërisë në grup, aktivizoi thuajse ekipin e dytë të saj.

Minutat e luajtura nga titullarët e Spanjës dhe Anglisë në Euro 2024:

Unai Simón vs. Pickford –> 480 vs. 600

Carvajal vs. Walker –> 381 vs. 600

Le Normand vs. Stones –> 360 vs. 600

Laporte vs. Guehi –> 436 vs. 480

Cucurella vs. Trippier –> 456 vs. 454

Rodri vs. Rice –> 476 vs. 600

Fabián vs. Mainoo –> 453 vs. 300

Yamal vs. Saka –> 418 vs. 546

Bellingham vs. Olmo –> 341 vs. 581

Nico Williams vs. Foden –> 406 vs. 533

Morata vs. Kane –> 386 vs. 545

Totali –> 4 593 vs. 5 839

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb