Ish-ambasadori Agim Nesho e cilësoi një ngjarje të neveritshme atentatin ndaj Donald Trump. Ai tha se një ngjarje e tillë ka efekte në të gjithë Botën, duke e ditur rolin e SHBA në ruajtjen e ekujlibrave kudo në Botë.

Nesho tha se kemi një polarizim të tejskajshëm në jetën politikë në SHBA.

Në një intervistë për News24, Nesho tha se kjo ngjarje do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

“Fushata për mendimin tim pothuajse ka përfunduar. Kemi një lider që qëndron te parimet e tij, që është drejt finishit që është vështirë që të pengohet”, tha Nesho, duke iu referuar Donald Trump.

Ai tha se pas këtij atentati do të kemi një unifikim të plotë jo vetëm të Republikanëve, por edhe elektoratit gri, rreth kandidaturës së Trump. Nesho tha se tashmë Trump do të shihet si një hero nga shumica e republikanëve. Nesho tha se Donald Trump ka një politikë konkrete që prekin direkt elektoratin amaerikan dhe premton rikthimin e fuqishëm të SHBA dhe mbrojtjen e interesave të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb