Spanja fitoi jo vetëm trofeun, por dhe çmimet më të rëndësishme. Me një gol dhe 4 assite, Lamine Yamal u shpall lojtari i ri më i mirë i “Euro2024”.
Ky ishte një super Evropian për yllin e Barcelonës, një paraqitje fantastike nga ana e tij e kurorëzuar jo vetëm me trofeun e Evropianit, por dhe me këtë çmim personal.
Ndërkohë, lojtari më i mirë i turneut u shpall Rodri, një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj Spanjë.
(BalkanWeb)