Një trajler i ngarkuar me skrap është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cërrik. Aksidenti sipas burimeve jo zyrtare ndodhi rreth orës 04:40.

Automjeti tip trajler sipas të njëjtave burime pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përmbysur mbi një autoveturë.

Ende nuk dihen saktë pasojat e këtij aksidenti të rëndë. Paraprakisht dyshohet për të plagosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për largimin e trajlerit nga rruga dhe nxjerrjen e personave nga autovetura që mbeti poshtë automjetit të tonazhit të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: