Ashtu siç paralajmëroi, Fredi Beleri ka folur sot nga Rinasi për mediat shqiptare, teksa do të udhëtojë drejt PE-së për t’u betuar si eurodeputet. Ai u shpreh se tashmë do t’i kthehet normalitetit.
“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Dua të falënderoj Drejtorinë e Burgjeve për këtë vendim, ishte një vendim në zbatim të ligjeve. Nesër atje ka vendime dhe votime të rëndësishme. Besoj që sot e tutje do t’i kthehem normalitetit”, tha ai.
Duke u ndalur te mohimi i betimit si kryebashkiak i Himarës, Beleri tha se; “që në fillim kjo çështje ka pasur dy standarde”.
Mes të tjerash Beleri u ndal te zgjedhjet në Himarë. Ai tha se herët a vonë do të dëgjohet zëri i sovranit. “Herët a vonë, dëshira e sovranit respektohet. Në 4 gusht himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet te rezultati i zgjedhjeve.”, pohoi Beleri.
(BalkanWeb)