Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka pyetur kryeprokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela se çfarë po ndodh me skandalin e mikrokredive dhe ndërtimet pa leje.
Çela tha se Prokuroria ka dërguar çështje për hetim dhe se ka njerëz të hetuar tashmë për këto çështje. Ai shtoi se i takon gjykatës tashmë të vendosë për çështjet në fjalë.
Gazment Bardhi: Sa hetime apo dënime janë bërë për skandalin e mrikrokredive? Po për ndërtimet pa leje a janë bërë hetime?
Olsian Çela: Për informacione, duhet që të shkoni pranë Prokurorisë së Përgjithshme për të marrë shifrat. Prokuroria ka dërguar shumë çështje penale për ndërtime pa leje për gjykim. Sa i përket mikokredive, ka vendimmarrje të prokurorëve për to. Në një nga çështjet, ka nisur hetimi. Prokuroria heton dhe çon çështjen në gjykim, kur ka prova të abuzimeve, i përket gjykatës tashmë të vendosë.
(Balkanweb)