Spanja fitoi Europianin, ndërsa u vu re talenti i Yamine Yamal, i cili fitoi zemrat e të gjithë tifozëve. Pas sfidës me Anglinë, Yamal bëri një foto, përkrah partneres, Alex Padilla.
Adoleshenti i cili hyri në historinë e Europianit, është fotografuar me Alex Padilla teksa pozojnë së bashku, ndërsa e dashura e tij mban Kupën në botë.
Padilla mban veshur fanellën e kombëtares spanjolle me nr.19 të Lamines teksa ka pozuar me superyllin, i cili u vlerësua si lojtari i ri i turneut në Gjermani.
Dyshja shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar thashethemet se ajo është me të vërtetë e dashura e yllit të Barcelonës.