Lionel Scaloni, numri një i pankiës së Argjentinës, u shpreh i kënaqur pas triumfit në finalen e Kupës së Amerikës. Scaloni, foli gjithashtu, për Finalissima 2025, aty ku kampioni i Europës mat forcat me kampionin amerikan.

“Jam dyfish i lumtur për fitoret e Argjentinës dhe Spanjës. Një pjesë e familjes sime është spanjolle, vend me të cilin kam një lidhje të veçantë. Unë jetoj në Spanjë dhe trajnerin De la Fuente e njoh mirë. Finalja përballë tyre do të jetë pak problem, pasi gjysma e familjes do të bëjë tifo për Spanjën. Gjithsesi do të jetë shumë bukur të sfidojmë kampionët e Europës. Do të shijojmë një ndeshje argëtuese mes dy skuadrave që po kalojnë një moment të mrekullueshëm.

Mbi të gjitha duke prodhuar një futboll të bukur, një futboll ndryshe nga të tjerët”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb