Imazhet e sulmit ndaj Donald Trumpit janë shpërndarë nëpër faqet e para të mediave të botës, ish-presidenti Donald Trump, me gjakderdhje nga veshi, me dorën e djathtë të shtrënguar në një grusht, mbi agjentët e Shërbimit Sekret që e rrethuan pasi u qëllua.

Dhe tani këto pamje janë të disponueshme në bluza për vetëm 4 dollarë në platformat e tregtisë elektronike të Kinës, raporton AP.

Gjatë fundjavës, shitësit kinezë u hodhën në veprim në Taobao dhe JD.com, dy platformat më të mëdha të tregtisë elektronike të vendit, për të përfituar nga imazhet, pas një atentati ndaj Trumpit në një tubim elektoral të shtunën, në Pensilvani.

“Make America Great Again”, lexohej në një bluzë, sipas pamjeve që qarkulluan në internet.

“Gjuajtja më bën më të fortë”, shkruhej në një tjetër.

Bluzat përdorën një sërë fotosh që kapën momentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: