Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se një 71-vjeçari ka terrorizuar lagjen, pasi ka hapur zjarr me armë nga banesa e tij.

Mësohet se ai ka qëlluar tre herë nga ballkoni i banesës, që ndodhet në kat të parë.

Ai ka kërcënuar se do të hapë zjarr sërish, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po negocion për dorëzimin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb