Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në tokën e tij në Memaliaj.
Sipas informacioneve ngjarja është regjistruar 09:30.
Nga këqyrjet paraprake dyshohet për vdekje natyre pasi në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në fshatin Memaliaj, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në tokën e tij, shtetasi L. M., 66 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga të dhënat paraprake dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit