Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot në Kryeministri kryetarët e bashkive të vendit.
Mësohet se mbledhja pritet të mbahet në orën 10:00.

Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave dhe legalizimet, për të cilën kryeministri ka kërkuar t’i jepet fund njëherë e mirë, si dhe ecuria e sezonit turistik.

Pas këtij takimi me krerët e pushtetit vendor kryeministri pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik. Sakaq, thuhet se në mbledhjen me kreun e Ekzekutivit do të jenë dhe kryebashkiakët e djathtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb