Kreu i PR, Fatmir Mediu është i ftuar në Konventën Kombëtare të Republikanëve në SHBA. Në një bisedë përmes Skype për News24 me gazetaren Ola Bruko, Mediu tregoi detaje nga Konventa e republikanëve dhe takimet e tij me funksionarë të lartë të Partisë Republikane. Ai tha se Konventa që po zhvillohet në Milwaukee, mbahet në një moment të jashtëzakonshëm, pas atentatit ndaj Trump fundjavën e kaluar në Pensilvani.

“Jam me ftesë të unionit të internacionales për demokracisë. Po ndjekim punimet e Konventës. Është një Konventë e jashtëzakonshme“, tha Mediu

Ai tha se Donald Trump është një lider i jashtëzakonshëm dhe është i lumtur që i shpëtoi një atentati. Ndërsa shtoi se tentativa e të shtunës e ka ndryshuar Trumpin, duke bërë që ai të reflektojë.

Një mrekulli e shpëtoi Donald Trumpin nga vdekja. Ndaj tij kishte tentativë vrasjeje. Kjo ishte një ngjarje e tmerrshme dhe kandidati republikan për president të SHBA ia doli me guxim. Madje, republikanët pas asaj ngjarjeje janë bërë më të fortë. Edhe ish-rivalët republikanë të Trump kanë qenë në mbështetje të tij. Dua të theksoj një Trump më ndryshe pas kësaj që ka ndodhur, një Trump më ndryshe, më kokëulur, më i heshtur, me një sjellje e cila në shumicën e njerëzve këtu reflektohet si një marrëdhënie e ngulitur në mendjen e tij që ajo çka ndodhi ishte një mrekulli e zotit që e shpëtoi nga vdekja dhe përgjegjëshmëria për t’i kthyer në një farë mënyrë një shpërblim marrëdhënieve me besimin dhe shtetasit amerikanë është kthyer në një motiv gjatë gjithë kësaj konvente. Partia Republikane është tepër e lidhur me besimin në Zot. SHBA ka qenë dhe mbetet në mbështetje të Shqipërisë. Konventa mbaron nesër në darkë, ku do të flasë edhe Donald Trump”, deklaroi Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb