Një zjarrfikës i cili ishte jashtë shërbimit, ka dalë vullnetarisht për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Korinth, Greqi, por ka pësuar atak kardiak.

Menjëherë është transportuar me urgjencë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më herët gjatë ditës së sotme tre zjarrfikës të tjerë u plagosën gjatë një operacioni.

Zjarrfikësit janë dërguar në spitalin e Korinthit me lëndime të lehta dhe djegie të lehta.

Konkretisht bëhet fjalë për një zjarrfikës me lëndime traumatike nga rrëzimi, një tjetër me krahun e thyer dhe një me djegie të lehta në dorë dhe fytyrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: