I ashpër është treguar në Kuvend, socialisti Erion Braçe, ndërsa nuk i kurseu ironitë për opozitën.
Kjo e fundit reagoi ashpër kur kërkesa e saj për mocion me debat për fondet e BE, kërkesë e cila u rrëzua nga PS. Braçe tha se kur ai fliste për bujqësinë, kolegët e tij tallnin menderen.
“Kjo çështje u diskutua, u votua. Se kuptoj se pse vazhdohet më kështu. Them që të vazhdojmë të flasim për çështje tjetër të rendit të ditës. Të flasim për ato që janë në rendin e ditës. Ka midis tyre pika ku mund të flitet për bujqësinë.
Kur është zgjuar sot për bujqësinë, keq më vjen, por të flerë akoma. Kur unë flisja këtu për bujqësinë, tallnin, mender andej, menderen.”, tha ai.
Ina Zhupa:
“Fakti që thoni se nuk keni raport, nuk do të thotë që fermerët shqiptar marrin fonde, keni nuk keni ju raport final, fermeret janë pa mbështetjen e fondeve IPARD dhe pa asnjë suport. Fermerët ju keni hequr të vetmin burim oksigjeni sepse edhe vetë i keni ulur fondet për bujqësinë. Sektori i bujqësisë këtë vit merr të paktën 9% më pak financime se një vit më parë.
Ne nuk po bëjmë politike, ne po flasim për të dhënë zgjidhje. Ndërkohë që Nga 10 miliardë lekë që ishte vlera e masave kombëtare mbështetëse të prodhimit bujqësor në 2023, këtë vit janë planifikuar 7,1 miliardë lekë, rreth 30% më pak. Pra ju keni reaguar thjesht duke ulur fondet kombetare, ne mungese të mbështetjes nga BE.
Ju vetëm që nuk reagoni por ministren e bujqësisë dhe ish drejtoreshën e azhbr që zhduku fondet Frida Krifcën, e keni marr e keni promovuar e keni bërë këshilltare të kryeministrit që të mesoj si të vazhdojnë të vjedhin dhe të zhdukin fondet e IPARD dhe fonde të tjera të BE. Nëse ky kuvend bëhet noter i vjedhjeve të qeverisë eshte turp i madh.
Ne jemi duke kerkuar te merren masa për ti ardhur në ndihmë fermerit. Nuk jemi duke kërkuar ti bëjmë gjyqit Frida Krifcës, këtë le tja bëj SPAK. Ne duan të punojmë për të cliruar sa më shpejt fondet e BE pér fermerin shqiptar. Vendosni një datë për këtë debat. Dhe kjo nuk është të bësh politikë por të reagosh për fermerët.
Sepse fermerët që une dhe znj. Denaj, ministre e bujqësisë, i kemi në zonën tonë, ata të Finiqit, Konispolit, Delvinës, nuk ju intereson fare nëse futet në burg apo jo Frida, po ju intereson të marrin fondet dhe të kenë mundësi të zhvillojnë bujqësinë në Shqipëri”
(BalkanWeb)