Dy persona kanë përfunduar në pranga në lidhje me dhunën në familje.
Policia njofton se një 49-vjeçar në Peqin është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur, ndërkohë që edhe një 33-vjeçar në Elbasan ka përfunduar në pranga po për të njëjtën vepër penale.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policise Elbasan
Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin B. M., 49 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 15 vjeç.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. E., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 fëmijëve të tyre të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.