Nënkryetari i parlamentit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në parlament, komentoi projekt-deklaratën për ligjin e luftës. Gjekmarkaj tha se Shqipëria do traktat miqësie me Greqinë, duke shtuar se kryeministri shqiptar Rama keqësoi raportet me Athinën.

Agron Gjekmarkaj: Ne duam traktat miqësie me Greqinë, pa ligj lufte në sfond. Ne pranojmë deklaratën e sotme, duke iu referuar traktatit në parim. Kemi vite që kërkojmë rezolutë, për të dënuar krimet serbe në Kosovë. Tani duket se diçka i intereson Ramës.

Falënderoj zotin Idrizi për formulimin e deklaratës për ligjin e luftës. Marrëdhëniet me Greqinë janë në nivele të ulëta, për shkak të kësaj qeverie. Qeveria e do Himarën për pronat strategjike. E ftoj qeverinë shqiptare të jetë patriotike e jo nacionaliste. Ju ftoj të gjithëve të votojmë deklaratën.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: