Një 40-vjeçar ukrainas, që ndodhej në Sazan me guidë turistike, ka ndërruar jetë.

Policia shprehet se burri nga Ukraina ka ndërruar jetë, për shkak të arrestit kardiak.

“Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: