Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për mediat ka folur për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga policia e Maqedonisë së Veriut, me urdhër-arrest të Serbisë.

Kurti ka thënë se Ministria e Drejtësisë është në komunikim me autoritetet në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të autoriteteve serbe ndaj Kosovës.

“Ministria e Drejtësisë dhe autoritetet tona janë në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim atje, e që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarreste të tilla për qytetarët tonë”, ka thënë Kurti.

Ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani është ndaluar të mërkurën nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me fletë-arrest të lëshuar nga Serbia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: