Lucas Vazquez ka rinovuar kontratën me Real Madrid. Klubi madrilen ka nënshkruar kontratën e re me lojtarin , të vlefshme deri në 2025.
“Real Madrid CF dhe Lucas Vazquez kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2025”, shkruan klubi madrilen.
Kampionët e Europës rinovuan kontratën dje edhe me Luka Modric, për një tjetër sezon. Synimi i skuadrës së Ancelottit është fitimi i të gjithë trofeve të mundshëm.
Comunicado Oficial: renovación de Lucas Vázquez.#LucasVázquez2025 | #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 18, 2024
(J.S/BalkanWeb)