Anglia ndau rrugët me trajnerin Gareth Sauthgate, pas përfundimit të Europianit. Humbja në finalen e madhe të Europianit solli divorcin mes palëve, me Federatën e Futbollit që tashmë ka nisur nga puna për gjetjen e një tekniku të ri.

Në korridoret e zyrave flitet për shumë emra, por së fundmi në skenë ka dalë Joachim Low. Trajneri gjerman është pa punë, që prej 3 vitesh, kur drejtonte Gjermaninë. Lëv pëlqehet nga drejtuesit britanik, duke marrë parasysh përvojën e tij të madhe ndërkombëtare me Gjermaninë.  Ai udhëhoqi  këtë përfaqësuese në vendin e tretë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, ku mundën  Anglinë 4-1. Një fakt që shtyn akoma më shumë drejt marrvëshjes, ka të bëjë me pagën.

Southgate fitonte 5 milionë funte në vit, Low fitoi vetëm gjysmën e kësaj shume në kontratën e tij të fundit me DFB.  Gjithsesi, gjithçka për momentin është në kuadrin e një hipoteze, pasi bisedimet do kërkojnë kohën e tyre. Një gjë është e sigurt, Anglia kërkon që të zgjidhë çështjen e trajnerit, në mënyrë që të ketë kohën e duhur për t’u njohur me skuadrën.

Emra të tjerë të përfolur për të marrë drejtimin e “3 luanëve” janë Pep Guardiola, apo edhe Edi How. Synimi është gjetja e akordit me një trajner, i cili mund të dërgojë kombëtaren në majën e futbollit europian.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb