Zgjedhjet lokale në Bujanoc, u mbajtën më datën 2 qershor të muajit të kaluar, ku pati rivotim, por me gjithë atë rezultatet e këtyre zgjedhjeve u çertifikuan.
Që nga koha e çertifikimit, nuk u arrit asnjë kompromis shumë i domosdoshëm nga shumica shqiptare. Periudha e konstituimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, sipas ligjeve në fuqi, duhet brenda afatit të bëhet themelimi i funksionimit të kësaj legjislature.
Dje, në Bujanoc është lidhur një koalicion në mesë një Subjekti Politik Shqiptar, që numëron vetëm 8 Këshilltarë Komunal të Bujanocit, kurse mbesin jashtë këtij koalicioni shumica shqiptare prej 18 këshilltarëve Komunal shqiptarë.
Të mbetet shumica shqiptare jashtë këtij koalicioni, dhe të jenë pjesë e këtij koalicioni gjithë subjektet politike serbe, dhe ata të Komunitetit Rom, është veprim jo i matur dhe i dëmshëm për shumicën e votuesve shqiptarë të Komunës së Bujanocit.
Ky koalicion i arritur është e vështirë të funksionojë, pasi nuk përfaqëson shumicën shqiptare.
Kurse Bujanoci, nuk ka lluks të shkojë në zgjedhje çdo vit. Nëse shkohet me veprime të tilla, që vota e shumicës Shqiptare të shpërfillet, kështu Bujanoci do ta pësojë sikur Medvegja.
Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë sakrifikuar shumë se këto tri komuna, kanë mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe 2 marsit 1992, po ashtu Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka mbrojtur pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve të këtij Rajoni, prandaj legjislatura e re nuk është dashur të udhëhiqet nga pakica Shqiptare, e shumica të mbetet jashtë këtij koalicioni.
Apeloj publikisht që ky koalicion, nga Subjekti Politik Shqiptar, që numron vetëm 8 Këshilltarë, më mirë të zhbëhet pa filluar, që në fillim, se sa të mos funksionojë Kuvendi i Bujanocit, e aq më larg qoftë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Në vend të unfikohen, të koordinohen duke u harmonizuar qëndrimet mbi artikulimin e çështjeve, që do të duhej të adresohen, shumica e këshilltarëve Komunal të Bujanocit, nuk e udhëheqin Komunën e Bujanocit.
Bujanoci, do të duhej të udhëhiqet nga shumica Shqiptare, e jo nga një Subjekti Politik Shqiptar, që numron vetëm 8 Këshilltarë Komunal të Bujanocit.