U arrestua në Spanjë, nisin procedurat për ekstradimin e Leonard Luzit drejt vendit tonë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autoritetet shqiptare i kanë nisur atyre spanjolle dosjen e SPAK dhe dokumentacionet për ekstradimin e Luzit.
Leonard Luzi u arrestua për atentatin e dështuar të 8 gushtit 2023 kundër Inez Hajrullës dhe Ervis Matodoshajt.
Mësohet se SPAK i ka dërguar dokumentacionin autoriteteve spanjolle me anë të Ministrisë së Drejtësisë.
47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, në bashkëpunim me të tjerë, kishte organizuar vrasjen e Hajrullës dhe Matodoshajt. Ky krim u parandalua nga Policia, pasi u arrestua shtetasi A. N., i cili dyshohet se i paguar prej shtetasit L. L., do të kryente vrasjet. Shtetasit A. N., në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.
Si dështoi plani?
Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin. Pra pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitje
(BalkanWeb)